Një shkëmbim i bujshëm dhe një rikthim në Milano, Inter-Juve shfrenojnë fantazinë

Futboll

Një shkëmbim i bujshëm dhe një rikthim në Milano, Inter-Juve shfrenojnë fantazinë

Më: 27 prill 2019 Në ora: 09:46
Mauro Icardi

Në 20:30, në “San Siro” luhet derbi i Italisë, Inter pret Juventusin për javën e 34-të të Serie A. Një ndeshje e rëndësishëm për zikaltërit, që duan të sigurojnë vendin e tretë në renditje.

Gjithsesi mes dy klubeve parashikohet të ketë një temë të nxehtë në merkaton e verës. Bëhet fjalë për kalimin e Mauro Icardit në Torino dhe Juventus që ofron një lojtar të tyrin për argjentinasin.

Shkëmbimi Dybala-Icardi është më i pëlqyeri, por kjo do të varet edhe nga dëshira e sulmuesit të Juventus. 

Një lajm i ditëve të fundit është që Juventus do të ofrojë Gonzalo Higuain, por ky i fundit nuk preferohet nga klubi zikaltër.

“La Repubblica” ka zbuluar një detaj interesant nga kjo tratativë. Sipas gazetës italiane Juventus do të ofrojë Joao Cancelo, plus para për të marrë shërbimet e Icardit. Kjo do të thotë se Inter do të heqë dorë nga tratativa për të marrë Danilo nga Manchester City për 25 milionë euro.

Mbetet për t’u parë si do shkojë kjo përpjekje për shkëmbim të bujshëm dhe si do pritet një rikthim i Cancelo në Milano sërish, vetëm pas një viti që u largua.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat