Tottenham humb dhe rrezikon seriozisht Champions Leaguen

Futboll

Tottenham humb dhe rrezikon seriozisht Champions Leaguen

Më: 27 prill 2019 Në ora: 15:31
Ndershja Tottenham - West Ham

Tottenham është mposhtur 0-1 nga West Ham united, disfata e parë në stadiumin e ri.

Tottenhami i Mauricio Pochettinos rrezikon seriozisht pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve, pasi ka pësuar humbje 0-1 në shtëpi nga West Ham United.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Michail Antonio në minutën e 67’.

Kjo humbje e lë Tottenhamin në pozitën e tretë me 70 pikë, 3 më pak se Chelsea që këtë xhiro luan me Manchester Unitedin, skuadra që gjithashtu po luftojnë për zonën Champions League.

Edhe Arsenali e do një vend në Champions, skuadra e Unai Emery gjendet në pozitën e pestë me 66 pikë dhe në rast fitores, do t’i afrohet në një pikë Tottenhamit, 2 xhiro para fundit të edicionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat