Shkëndija nga Tetova, kampion në fuqi dhe lider i Kampionatit të Maqedonisë Veriore, nuk kurseu rivalin shqiptar, Shkupin, duke i shkaktuar humbje të thellë me rezultat 5:1, në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin në Tetovë!
Futbollisti Omar Imeri ka qenë trim i ndeshjes me het-trik-un e tij. Ai realizoi golat në minutën e 20-të, 42’ e 66’, pastaj Armend Alimi (29’) dhe Agim Ibraimi (52’), kurse për shkupjanët shënon Muharem Bajrami (85’).
Pas 30 jave Shkëndija kryeson me 69 pikë, ka 11 më shumë se Vardari, kurse Shkupi është në pozitën e katërt me 42.
Renova nga Xhepçishti i Tetovës, pati një ditë jo të mirë, ka dëshpëruar si mysafir, e cila mundet me 3:1 nga Makedonija GP. Tanturovski (9' e 13') e Da Silva (54') shënuan për vendasit dhe Mustafov (35') pr skuadrën shqiptare. Renova është në pozitën e pestë me 39 pikë, ka një më shumë se Makedonija GP dy vende më poshtë.
Liga e Maqedonisë Veriore
A. Pandev-Rabotniçki 3:1
Makedonija-Renobva 3:1
PObeda-Sileksi 0:1
Shkëndija-Shkupi 5:1
Vardari-Bellasica 1:1
Tabela
1. Shkëndija 31 21 6 4 69
2. Vardari 31 16 10 5 58
3. Akademija Pandev 30 15 5 10 50
4. Shkupi 31 12 6 13 42
5. Renova 31 10 9 12 39
6. Rabotniçki 31 11 6 14 39
7. Makedonija GP 31 9 11 11 38
8. Sileks 31 8 10 13 34
9. Bellasica 31 7 10 14 31
10. Pobeda 30 6 5 19 23