Dortmund, shpërthen Favre: Është një skandal, t'u vijë turp!

Futboll

Dortmund, shpërthen Favre: Është një skandal, t'u vijë turp!

Më: 28 prill 2019 Në ora: 00:21
Favre

Borussia Dortmund ka dalë me kockat e thyera nga derbi i Ruhrit, të humbur 4-2 në shtëpi kundër Schalke-s. Borussia kaloi në avantazh, por Schalke ka barazuar menjëherë me një penallti të transformuar nga Caliguri. 

Dinamika që ka çuar te penalltia, një prekje e topit me dorë nga Weigl, i cili ka qenë më pak se gjysmë metri larg Embolo, ka tërbuar trajnerin e verdhezinjve, Favre. 

"Duhet t'u vijë turp atyre që kanë shpikur këtë rregull. Nuk kanë asnjë ide si funksionon ky sport. Ky është skandali më i madh i viteve të fundit në futboll", ka thënë tekniku i Dortmund. 

"Çfarë duam, që lojtarët të presin krahët? Tani objektivi është që të goditen krahët e kundërshtarëve për të marrë një penallti. E përsëris: është një turp për futbollin". 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat