Tottenham - Ajax, formacionet e mundshme

Futboll

Tottenham - Ajax, formacionet e mundshme

Më: 30 prill 2019 Në ora: 10:17
Foto

UEFA Champions League ndizet këtë të mërkurë me sfidën e parë gjysmëfinale të këtij edicion.

Në stadiumin e ri të Tottenhamit, Spurs-at do të presin në shtëpi surprizën e madhe të këtij Championsi, Ajaxin e Amsterdamit. Spektakli duket i garantuar në këtë sfidë që premton shkëndija të mëdha.

Pasi ka eliminuar kampionët në fuqi të Realit të Madridit dhe një prej skuadrave pretendente për të triumfuar në këtë sezon, Juventusin, Ajaxi i Ten Hag shikohet favorit edhe sot për faktin se transfertat janë pika e fortë e harkëtarëve ndërkohë që kanë edhe një avantazh të madh, pasi Tottenhami nuk do të ketë në dispozicion dy sulmuesit e saj kryesorë. Harry Kane vazhdon të jetë i dëmtuar ndërsa Son Heung-Min është i skualifikuar, mungesat e tyre pritet t’i mbulojnë Lucas dhe Llorente.

Formacionet e mundshme:

Tottenham XI: Lloris, Trippier, Alderweireld, Vertonghen, Davies, Sissoko, Dier, Rose, Eriksen, Dele, Lucas

Ajax XI: Onana, Veltman, Blind, De Ligt, Mazraoui, Schone, De Jong, Ziyech, Van Beek, Neres, Tadic

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat