Shkëndija mund të festojë titullin në stadiumin “Toshe Proeski”

Futboll

Shkëndija mund të festojë titullin në stadiumin “Toshe Proeski”

Më: 30 prill 2019 Në ora: 17:56
Shkëndija mund të festojë titullin në stadiumin “Toshe Proeski”

Të shtunën, Shkëndija mund të shpallet kampion i vendit. Në prag të javës së 32-t, tetovarët kanë 11 pikë më shumë se Vardari, kurse luajnë si mysafir të Rabotnickit në stadiumin “Toshe Proeski” në Shkup, ndërsa Vardari luan në Çair.

Shkëndija për tu bërë kampion, duhet ta fitojë në Shkup, ndërsa Vardai të rrëmbejë një pikë, atëherë katër javë para fundit dallimi në pikë do të ishte 13 pikë.

Egziston edhe varianti tjetër, Vardari të humb, ndërsa Shkëndija të marrë një pikë, atëherë dallimi do të ishte 12 pikë, kurse dihet se tetovarët kanë bilans më të mirë në përballjet mes vete.

Dhe, Shkëndija do të zyrtarizohej si kampion në stadiumin “Toshe Proeski”, sikur vitin e kaluar në Arena “Filipi i Dytë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat