Ish-yllit të Serie A i rritet dënimi me burg

Futboll

Ish-yllit të Serie A i rritet dënimi me burg

Më: 30 prill 2019 Në ora: 21:13
Tomas Repka

Nuk kanë të sosur telashet për Tomas Repkan, ish-futbollistin e përfaqësueses së Çekisë (në rang klubesh ka luajtur edhe me Fiorentinën dhe West Hamin). 45-vjeçari është dënuar me 2 vjet burg për mashtrim nga Gjykata e Aplelit të Pragës.

Në muajin shkurt, Repka u dënua me 15 muaj heqje lirie pasi ka shitur në dhjetor të vitit 2016 për shumën 46 500 euro një automjet tip benz, që nuk ishte, në fakt, në pronësi të tij, por e kishte marrë me qira.

Kryetari i Gjykatës së Apelit, Petr Benes, shpjegoi se për një krim të tillë ligji parashikonte 2 vite burg dhe “nuk kishte arsye për të dhënë një dënim më të lehtë. Nuk kemi konstatuar asgjë të pazakontë që Repka të përfitojë ulje të dënimit.”

Nuk është hera e parë që Tomas Repka gjendet në telashe me ligjin. Në gusht të vitit 2018 u dënua me 6 muaj burg (u konvertua me shërbim prove), për publikimin e një njoftimi për shërbim eskorte, ku shfaqte në foto ish-bashkëshorten e tij, shoqëruar me numrin e saj të telefonit. Gjithashtu në vitet 2015 dhe 2016 është ndaluar në policia pasi ngiste makinën në gjendje të dehur. Ai ka marrë një tjetër dënim për mosshlyerje të detyrimeve financiare ndaj ish-bashkëshortes së tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat