Xavi njofton pensionimin nga futbolli

Futboll

Xavi njofton pensionimin nga futbolli

Më: 2 maj 2019 Në ora: 17:43
Xavi Hernandez

Pasi fitoi shumë trofe me Barcelonën, po ashtu edhe me Al Sadd dhe përjetoi shumë net magjike – Xavi ka vendosur t’i varë atletet. Ai ka bërë 767 paraqitje me Barçën dhe ka shënuar 85 gola, ndërsa me Al Sadd numëron 112 paraqitje dhe ka realizuar 25 herë.

Legjenda e Barcelonës, Xavi Hernandez, ka njoftuar se do të pensionohet nga futbolli i luajtur profesionist në fund të  këtij sezoni.

Mesfushori aktualisht luan në Katar për Al Sadd, ku u transferua në vitin 2015 duke lënë La Ligan pas shumë vitesh.

Sido që të jetë, 39-vjeçari, ndjen se është koha që t’i varë atletet.

“Ky është sezoni im i fundit si lojtar, por mezi pres se çfarë do të më sjell e ardhmja si trajner”, u shpreh Xavi, duke konfirmuar se do të bëhet trajner.

“Filozofia ime si trajner është në stilin që kam zhvilluar ndër vite me Johan Cruyff dhe La Masia, dhe kjo është mënyra më e mirë për të luajtur në Barcelonë”.

“Më pëlqen t’i shikojë ekipet që e marrin iniciativën në fushë, që luajnë futboll sulmues dhe që të rikthehemi për atë që të gjithë e duam si fëmijë: posedimin në futboll”.

Xavi ka bërë 767 paraqitje me Barcelonën dhe ka shënuar 85 gola, ndërsa me Al Sadd numëron 112 paraqitje dhe ka realizuar 25 gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat