Derbi i Torinos

Futboll

Derbi i Torinos

Më: 3 maj 2019 Në ora: 11:56
Derbi i Torinos

Futbolli nuk ndalet për qoftë edhe një ditë të vetme në ekranin e Supersport. Pas sfidave gjysmëfinale të Europa League, e premtja rikthen në skenë kampionatet më të rëndësishme europiane. Në Serie A sot është dita e derbit të Torinos. Në Allianz Stadium, Juventusi tashmë zyrtarisht kampion i Italisë do të kërkojë të tregojë forcën edhe në duelin ndaj rivalëve nga i njëjti qytet. Torino në krahun tjetër vjen me moral shumë të lartë në këtë sfidë pas fitores ndaj Milanit që e ka futur në garën e skuadrave që luftojnë për një vend në Champions. Derbi i Torinos premton spektakël pasi Juvja dëshiron të gëzojë tifozët e saj në këtë fund sezoni me një triumf në sfidën ndaj rivalëve të përjetshëm për të harruar sadopak edhe atë eliminim nga Ajaxi në Champions League.

Në krahun tjetër Belotti me shokë nuk do të kënaqeshin as me një barazim pasi objektivi madhor që është vendi i 4-t për Torinon kalon nga kjo sfidë. Cristiano Ronaldo është i uritur për të shënuar sa më shumë pasi do të tentojë të rivalizojë deri në fund për Këpucën e Artë dhe pritet të jetë portugezi rreziku kryesor i Torinos që nuk regjistron asnjë fitore në shtëpinë e Juves prej pothuajse një jete.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat