E pabesueshme, Denis Suarez mund ta fitojë këtë vit Ligën e Kampionëve dhe Europa League!

Futboll

E pabesueshme, Denis Suarez mund ta fitojë këtë vit Ligën e Kampionëve dhe Europa League!

Më: 3 maj 2019 Në ora: 20:03
Denis Suarez

Futbollisti spanjoll, Denis Suarez është në garë për të fituar dy kupa të rëndësishme.

Lojtari i Barcelonës që në janar është huazuar te Arsenal mund të festojë dy suksese, Ligën e Kampionëve dhe Europa League.

Suarez ka dhënë kontribut në dy garat këtë edicion me dy skuadra të ndryshme, dhe në rast se Barca e fiton Championsin apo Arsenali Europa Leaguen, spanjolli do të llogaritet si një nga fituesit e garës.

Kështu, mesfushori spanjoll do të bëhej futbollisti i parë që fiton dy kupat më të mëdha evropiane brenda një sezoni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat