Reja: Shpresoj t’ia kthej Shqipërisë

Futboll

Reja: Shpresoj t’ia kthej Shqipërisë

Më: 4 maj 2019 Në ora: 11:38
Reja: Shpresoj t’ia kthej Shqipërisë

Trajneri i kombëtares sonë, Edi Reja, ka folur për mediat italiane për sa i përket aventurës me Shqipërinë. Ai u ndal fillimisht te pranimi i ofertës për të drejtuar Shqipërinë.

“Të trajnoj ekipe më bën të ndihem më i mirë, është mirë për shëndetin dhe më jep kënaqësi. Propozimi i papritur i Shqipërisë ishte vlerësim për ato pak gjëra që kam bërë. Shpresoj ta kthej me rezultate”, u shpreh ish-tekniku i Napolit dhe Lacios.

Reja gjithashtu ka komentuar edhe zhvillimet te Napoli, por ruan edhe një koment për Elseid Hysajn. “Në Napoli kam kaluar vite fantasite. Sa herë kthehem është festë, takoj miqtë e mi. Mendoj se të garosh me Juventusin nuk është e lehtë edhe të dalësh i dytë. Ata janë të fortë ekonomikisht. Projekti i De Laurentisit ka funksionuar, pasi nga viti 2005 klubi ka vetëm ngritje. Për sa i përket Hysajt mund të them se është i zoti, shumë i mirë. Djalë serioz, i sigurt dhe inteligjent në aspektin taktik. Të jep ato balanca që të shërbëjnë në mbrojtje dhe që janë vendimtare”, mbylli komentin e tij Reja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat