Skuadra më e vjetër në botën e futbollit ka rënë sot nga liga

Futboll

Skuadra më e vjetër në botën e futbollit ka rënë sot nga liga

Më: 4 maj 2019 Në ora: 22:25
Notts County do të paraqiten për herë të parë në historinë e tyre jashtë ‘English Football League’

Skuadra më e vjetër profesioniste në futboll, ka rënë sot nga liga ku garonte.

Notts County do të paraqiten për herë të parë në historinë e tyre jashtë ‘English Football League’, pas humbjes ndaj Swindon Town.

Skuadra më e vjetër në botën e futbollit, Notts County, është një prej skuadrave më të mëdha që do të marrin pjesë në një kategori kaq të ulët.

‘The Magpies’ kishin nevojë për fitoren që të mbanin gjallë shpresat me rivalët e Macclesfield, që të mbesin në Ligën e Dytë, por këtë nuk e arritën.

Skuadra ishte me tetë pikë larg zonës së rrezikshme në fund të janarit, por nuk arritën që të bëjnë më mirë deri në fund.

Ky sigurisht se është fundi i një epoke mjaft të mirë për skuadrën e Notts County, të cilët këtë edicion patën shumë probleme financiare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat