Futbollisti portugez po e kalon një sezon fenomenal me Benfican dhe është bërë objektiv i klubeve të mëdha evropiane
Joao Felix po e kalon një sezon fantastik me Benfican në Portugali.
Si rezultat, talenti portugez është bërë objektiv i klubeve më të mëdha evropiane.
Sipas “Sky Sports”, për 19 vjeçarin interesim ka shprehur edhe Manchester City.
Felix u bë futbollisti më i ri ndonjëherë që ka shënuar “hat-trick” në Europa League kur shënoi tre gola ndaj Eintracht Frankfurtit në ndeshjen e parë çerekfinale.
Felix po ashtu pëlqehet edhe nga Manchester Unitedi, ndërsa në Itali e do Juventusi, ku Cristiano Ronaldo po mundohet ta bindë bashkëkombësin e tij të transferohet.