Tifozët e Gjilanit kërcënojnë sërish, tani me thika!

Futboll

Tifozët e Gjilanit kërcënojnë sërish, tani me thika!

Më: 7 maj 2019 Në ora: 16:17
Foto ilustrim

Tifozët e Gjilanit, “Skifterët”, nuk kanë të ndalur së kërcënuari. Derisa të dielën Gjilani u fundos në renditje – për çka fajësoi gjyqtarët – tifozët e kishin kërcënuar seriozisht Federatën e Futbollit të Kosovës dhe çdo zyrtar të saj.

Kurse, tani ata e kanë bërë edhe një tjetër kërcënim, madje me një foto me thika dhe shufra të hekurit. Këtë e kanë bërë në prag të ndeshjes që Gjilani do ta zhvillojë në fundjavë kundër Ballkanit në Suharekë.

“Të Premten udhëtojmë drejt Suharekës për të qenë afër klubit në takimin e radhës jashtëzakonisht të rëndësishëm, në mbrojtje të dinjitetit ,nderit dhe futbollit, kundër padrejtësive dhe nëpërkëmbjes nga ata për të cilët futbolli vazhdon të mbetet instrument biznesi.Për detajet e udhëtimit do të njoftoheni me kohë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat