Martial transferohet në Serie A, kjo do të jetë skuadra e tij e re

Futboll

Martial transferohet në Serie A, kjo do të jetë skuadra e tij e re

Më: 7 maj 2019 Në ora: 17:30
Martial

Barazimi në fundjavë në udhëtim te Huddersfield dhe humbja e shpresës për një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve , ka bërë që ambienti te Manchester United të trazohet.

Manchester United nuk ka arritur të marrë më shumë se një barazim 1:1 në udhëtim te Huddersfield, duke humbur edhe zyrtarisht gjasat për një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshëm.

Pas ndeshjes, trajneri Ole Gunnar Solskajer ka qenë i ashpër me skuadrën e tij, duke thënë se për shumë lojtar ky sezon do të jetë i fundit te Manchester United.

Në mesin e këtyre lojtarëve besohet të jetë edhe francezi Anthony Martial.

‘The Sun’ raporton se raportet e Martial me trajnerin Solskjaer nuk janë aspak të mira shkaku i qëndrimit të lojtarit, përcjell ‘lajmi.net’.

23 vjeçari karrierën mund ta vazhdojë në Serie A, dhe për të interesim të madh ka nga Juventus.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat