Vlora Çitaku reagon tamam si fanse e Barcelonës: Lajm bahet kur njeri e kafshon qenin

Futboll

Vlora Çitaku reagon tamam si fanse e Barcelonës: Lajm bahet kur njeri e kafshon qenin

Më: 8 maj 2019 Në ora: 06:22
Vlora Çitaku

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku ka reaguar pas humbjes së ekipit favorit të saj, Barcelonës me rezultat 4-0 ndaj Liverpool’it në gjysmë finalen e Ligës së Kampionëve.

Çitaku ka shkruar fitorja e Liverpool’it është sensacional, teksa e ka marrë një shembull që përdoret në gazetari lidhur me atë se çka është apo nuk është lajm.

“Kanë thanë “ nuk mundesh me ba lajm nëse qeni e ka kafshu njeriun…po lajm bahet nëse njeriu e kafshon qenin “ a po ma kuptoni metaforën…mirë qe keni fitu…lajm senzacional edhe ky…e gëzofshi….”, ka shkruar Çitaku në Facebook.

Liverpool’i arriti të mposhtë Barcelonën 4-0, për të vazhduar tutje rrugëtimin në finalen e Ligës së Kampionëve, ku do të ndeshet me Tottenham’in apo Ajax’in.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat