Interi shënon fitore të madhe në garën për Champions - Bota Sot
Interi shënon fitore të madhe në garën për Champions

Futboll

Interi shënon fitore të madhe në garën për Champions

Më: 13 maj 2019 Në ora: 23:53
Pamje nga ndeshja

Mjaftuan dy gola në minutat e fundit të secilës pjesë, që Interi të triumfonte pastër ndaj një rivali modest si Chievo, që tashmë veç ka rënë në Serie B të kampionatit italian.

Politano fillimisht dhe Perisic më pas ishin futbollistët që u japin një lehtësim zikaltërve sa i përket luftës për në Champions League, vitin e ardhshëm.

Tashmë ekipi zikaltër është rikthyer në vendin e tretë të Serie A, me 66 pikë pas 36 javësh, dhe kanë 4 pikë diferencë nga Milani e Roma, dy ndjekëset më të afërta që tentojnë kompeticionin elitar europian, gjithnjë nëse do të gabojë Atalanta e vendit të katërt me 65 pikë.

Sfida e radhës për Interin do të jetë në “San Paolo” të Napolit, por skuadra napolitane nuk ka asnjë presion pasi që vendin e dytë e ka të blinduar prej kohësh.

Javën e ardhshme pritet me interes të madh sfida Juventus – Atalanta, aty ku bardhezinjtë do të festojnë titullin kampion, duke ngritur trofeun, ndërsa bergamaskët e Berishës dhe Gjimshitit do të tentojë suksesin historik, pjesëmarrjen në Champions.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...