Ardian Kozniku në luftë me njeriun që goditi si kick-boksier policin!

Futboll

Ardian Kozniku në luftë me njeriun që goditi si kick-boksier policin!

Nga: Kemajl Goca Më: 14 maj 2019 Në ora: 10:57
Bobani me të kaltra Kozniku me të zezë

Ardian Kozniku në luftë sportive me ish futbollistin Zvonimir Boban, i cili me 13 maj të vitit 1990 e goditi në stilin e kick-boksierit policin, në ndeshjen e ndërprerë Dinamo Zagreb dhe Cërvena Zvezda e Beogradit, ku ndodhi rrahja më e madhe mes shikuesve në Maksimir.

Image

Boban kur kishte godit policin me 13 maj 1990

Legjenda e Kosovës, Ardian Kozniku, është fitues i medaljes së bronztë me Kroacinë në vitin 1998 në Kampionatin Botëror dhe së bashku me Kujtim Shalën ishin në Zagreb, ku u organizua një lojë revyale me emra të mëdhenj dhe u respektuan si mbretër.
Në foto shihet Kozniku duke e ndjekur në hap Bobabin që manovronte me top. Një atmosferë e zjarrtë në palestrën sportive në Zagreb.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat