Mourinho reagon pasi Guardiola e kaloi me trofe - Bota Sot
Mourinho reagon pasi Guardiola e kaloi me trofe

Futboll

Mourinho reagon pasi Guardiola e kaloi me trofe

Më: 15 maj 2019 Në ora: 15:02
Foto ilustrim

Jose Mourinho ka insistuar që ai nuk është i përqendruar te këto shifra pasi Pep Guardiola e kaloi atë me numër të trofeve të fituara. Portugezi pretendon se do të kishte pasur më shumë trofe nëse nuk i kishte ndërruar aq shpesh klubet në karrierën e tij.

Trajneri i Manchester Cityt arriti ta fitojë edhe trofeun e 26-të në karrierën e tij si trajner, pasi triumfoi këtë sezon në Premierligë. Këtë triumf ai e shtoi në listën me trofetë tjera të fituara këtë sezon – Carabao Cup dhe Community Shield.

Guardiola mund ta fitojë edhe trofeun e tij të 27-të në karrierë nëse Manchester City arrin ta mposhtë Watfordin në finale të FA Cup, e cila do të zhvillohet më 18 maj në stadiumin kombëtar të Anglisë, “Wembley”.

Në anën tjetër, Mourinho ende e mban një rekord mjaft mbresëlënës me gjithsej 25 trofe të fituara në karrierë, përkundër dështimit të tij në Manchester United.

Portugezi u shkarkua nga pozita e trajnerit të “Djajve të kuq” në dhjetor pasi e kishte nisur keq sezonin e tij të tretë në Old Trafford. Megjithatë, ai ka fituar tituj në Portugali, Spanjë, Itali e Angli, ku së fundi triumfoi në Ligën e Evropës me Manchester Unitedin në vitin 2017.

Kur atij iu rikujtua se Guardiola tani ia ka kaluar rekordin me titullin e fundit të Premierligës, Mourinho pretendoi se edhe ai do të kishte pasur më shumë trofe të fituar nëse nuk do t’i kishte ndërruar aq shpesh klubet.

Kur u pyet nëse është i zemëruar që tani mbetet pas rivalit të tij të vjetër, Mourinho tha për L’Equipe: “Jo, jo. Kjo ma kujton mua që unë jam këtu me 25 tituj”.

“Kur e fitova titullin e Ligës së Kampionëve me Porton dhe Interin, nëse do të kisha qëndruar edhe për sezonin tjetër, unë do të kisha luajtur në Superkupën e Evropës, Kupën e Botës për Klube, Superkupën vendore. Unë do t’i kisha pasur 31 tituj”.

“Ndoshta unë nuk përqendrohem edhe aq shumë te shifrat”. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...