Mourinho: Koha më dha të drejtë

Futboll

Mourinho: Koha më dha të drejtë

Më: 15 maj 2019 Në ora: 15:58
Mourinho: Koha më dha të drejtë

Jose Mourinho beson se problemet që ndikuan në largimin e tij të parakohshëm nga “Old Trafford” janë ende të dukshme te Manchester United. Sipas portigezit, faji nuk duhet adresuar vetëm te lojtarët.

Mourinho u detyrua të “abdikonte” në muajin dhjetor nga stoli i “Djajve të Kuq” për shkak të rezultateve të dobëta dhe përplasjes me një nga lojtarët me më shumë influencë në skuadër, francezin Paul Pogba.

I pyetur nga prestigjiozja franceze L’Equipe, nëse Pogba ishte problemi më i madh në “Old Trafford”, Mourinho ofroi një analizë përfundimtare për çështjet e rrënjosura thellë që pengojnë përparimin e Manchester United.

“Problemet janë atje, mund të thuash se problem janë lojtarët, organizimi, ambiciet… Unë nuk mund të them se Paul ishte i vetmi përgjegjës”.

Pas largimit të tij, “Djajtë e Kuq” patën një rikthim të pabesueshëm në rezultate, por ata gjithashtu patën një rënie të menjëhershme në sprintin final të sezonit, duke dalë nga të gjitha objektivat.

Mourinho, pas shkarkimit të tij, tha se nëse do të renditej i dyti në Premier League, do të ishte arritja e tij më e madhe si trajner, duke lënë të kuptohej që kishte një skuadër me shumë probleme. Sipas tij, kjo deklaratë tashmë u vërtetua.

“9 ose 10 muaj më parë deklarova (pasi kisha fituar 8 kampionate në karrierë) se po ta mbyllte Manchester United në vendin e dytë, do të kishte qenë arritja ime më e madhe. Tani njerëzit e kuptojnë thënien time. Nuk kam pse të analizoj atë që ka ndodhur tek United, koha më ka dhënë të drejtë. Për Manchester United mund të them dy gjera të sigurta: koha ka vërtetuar gjithçka dhe se problemet janë ende atje".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat