Frenkie De Jong zgjedhe lojtari i vitit në Eredivisie

Futboll

Frenkie De Jong zgjedhe lojtari i vitit në Eredivisie

Më: 17 maj 2019 Në ora: 13:57
Frenkie De Jong

Frenkie De Jong ka qenë truri i mesfushës së Ajaxit në këtë sezon mahnitës, ku skuadra nga Amsterdami ka befasuar të gjithë me paraqitjet e mira.

Përveç që fituan titullin e kampionit dhe Kupën e Holandës, Ajaxi ka luajtur deri në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, por për fat të keq është eliminuar në sekondat e fundit nga Tottenhami.

De Jong ka zhvilluar sezonin e fundit me Ajaxin, pasi në verë do të transferohet te Barcelona në La Liga.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat