Kampioni shqiptar rrezikon ferrin e Beogradit në Champions!

Futboll

Kampioni shqiptar rrezikon ferrin e Beogradit në Champions!

Më: 17 maj 2019 Në ora: 15:37
Ilustrim

Partizani nga Tirana do të provojë fatin në shortin që do të hidhet më 18 qershor 2019 për të mësuar kundërshtarin e parë në Champions League. "Demat e kuq" e nisin nga turi i parë me shpresën që goglat të tregohen zemërgjera dhe të kenë mundësi të avancojnë për më tej, shkruan telesport. Koeficienti nga UEFA i penalizon, pasi të kuqtë ndodhen në vazon e ekipeve modeste dhe do të kenë përballë një kundërshtar më të fortë, të pakten në letër. Kampionët e Shqipërisë vlerësohen me koeficientin 3.00 dhe lënë pas vetes vetëm 6 ekipe. 

Kundërshtarët që rrezikojnë "Demat" janë emra mjaft të rëndësishëm dhe me peshë. Mjafton të kujtojmë Celticun, Bate Borisovin, Astanën, Qarabagun, Mariborin (i eliminoi nga Europa League vitin e kaluar), Rosenborgun, apo Sheriff Tiraspolin. Një duel shumë i nxehtë mund të jetë kundër Crvenza Zvezdës, ndërsa mund të kemi një vëllazëroren ndaj Shkëndijës së Tetovës, festë! Nëse goglat rezultojnë me fat, të kuqtë mund të kapin Dundalkun e Irlandës, apo The New Saints të Uellsit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat