Kush mund ta ndalë Real Madridin sezonin e ardhshëm?

Futboll

Kush mund ta ndalë Real Madridin sezonin e ardhshëm?

Më: 18 maj 2019 Në ora: 15:58
Zinedine Zidane

Real Madrid po bëhet gati për ndryshime të mëdha në verën e vitit 2019.

Për ‘Los Blancos’ sezoni 2018/2019 ka qenë shumë i vështirë, duke humbur herët garën për titull në La Liga, dhe duke u eliminuar nga Ajax nga Liga e Kampionëve.

Sikur të mos mjaftonte kjo, Real Madrid gjatë këtij edicioni ndërroi tre trajnerë, duke e rikthyer në fund Zinedine Zidanen, me të cilin kanë fituar tre trofe të Ligës së Kampionëve.

Rimëkëmbja e skuadrës është synimi kryesor i Florentino Perezit, që synon transferimin e disa lojtarëve.

Eden Hazard do të jetë synimi kryesor i ‘Los Blancos’, me Luka Joviç dhe Paul Pogba që po ashtu po pëlqehen nga trajneri Zidane.

Kujtojmë se Real Madrid tashmë ka kompletuar transferimin e Eder Militao nga Porto.

Image

Mediet e huaja kanë publikuar një formacion se si mund të duket Real Madrid në sezonin e ri, i vërtetë është i mbushur me yje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat