Legjenda e Chelsea: ‘Bernardo Silva si Iniesta’

Futboll

Legjenda e Chelsea: ‘Bernardo Silva si Iniesta’

Më: 18 maj 2019 Në ora: 16:48
Bernardo Silva

Ish mbrojtësi i Chelsea, Wayne Bridge, duket se është një tifoz i madh i yllit portugez, Bernardo Silva.

Bernardo Silva ka luajtur një prej sezoneve më të mira në karrierën e tij, duke mbuluar për mrekulli hapësirat e lëna nga Kevin de Bruyne i lënduar.

Paraqitjet e 24 vjeçarit kanë qenë të kualitetit të lartë gjithmonë që nga ardhja e tij nga Monaco, në vitin 2017.

Pas paraqitjeve të mira, ishte Wayne Bridge, ish anëtari i Chelsea, ai që ka thurur lëvdata për portugezin, duke e krahasuar atë me Andres Iniestan.

“Një lojtar për të cilin mendoj se është shumë i nënvlerësuar është Bernardo Silva. Çdo herë që e shikoj atë duke luajtur, mendoj se është teknikisht i jashtëzakonshëm” ka thënë Bridge.

“Nuk kishte mjaftueshëm për të folur rreth tij dhe lojtarit të vitit. Si një ish futbollist, duke parë disa nga pozitat që ka luajtur, ai ka vizion të paparë, është brilant” ka thënë tutje ish mbrojtësi i majtë.

Bernardo Silva ka kontribuuar me 13 gola këtë sezon, duke shtuar edhe 12 asistime, duke shtuar edhe kreativitetin e tij që ndihmoi skuadrën për triumfin në Premierligë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat