Bayerni në festë, kampion i ri i Gjermanisë 

Futboll

Bayerni në festë, kampion i ri i Gjermanisë 

Nga: K. Goca Më: 18 maj 2019 Në ora: 17:22
Bayerni në festë, kampion i ri i Gjermanisë 

Skuadra e Bayernit nga Munihu është kampion i ri i Gjermanisë! Bavarezët nuk lejuan që t’i rrëshqas titulli në javën e fundit. Ata në stadiumin “Allianz Arena” e demoluan me rezultat 5:1 Eintracht Frankfurtin. Trajneri i Bayernit, Niko Kovaç, pa dyshim se është krenarë për suksesin e madh në kampionatin gjerman. 
Bayerni zuri vendin e parë me 78 pikë, dy pikë më shumë se Dortmundi. 

Image

 Franck Ribery dhe Arjen Robben përshëndeten me gola nga Bayerni, me të cilën skuadër kaluan periudhën më të mirë të tyre. 
Për Bayernin shënuan: Kingsley Coman (4’), David Alaba (53’), Renato Sanches (58’), Franck Ribery (72’) e Arjen Robben (78’) dhe për Eintrachtin Sebastien Haller (50’). Eintrachti renditet në vend të tetë me 54 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat