Pse vendosi të ekzekutojë penalltinë – Rashica flet pas ndeshjes

Futboll

Pse vendosi të ekzekutojë penalltinë – Rashica flet pas ndeshjes

Më: 18 maj 2019 Në ora: 17:57
Milot Rashica

Reprezentuesi i Kosovës Milot Rashica shënoi golin e për parë për ekipin tij në duel me RB Leipzigun,kurse Werderi fitoi 2:1 në mënyrë dramatike meqë posi gol në minutën e 88-të, kurse veterani Pizzaro i dha fitoren këtij ekipi në sekondat e fundit të ndeshjes.

Rashica golin e tij të nëntë këtë sezon në Bundesliga e shënoi nga penalltia, kurse në fushë kaloi 90 minuta, raporton Insporti.

Pas përfundimit të takimit, i pyetur nëse ka qenë para takimit e vendosur që ai të ekzekutojë penalltinë, reprezentuesi i Kosovës u përgjigj se “ nuk ka pasur vendim të prerë para fillimit të ndeshjes. Në ekip kemi shumë shuterë të mirë, por sot ndjehesha mirë në fushë, vendosa të gjuajë hde më vjen mirë që shënova”, transmeton Insporti nga deklarimi i tij për media.

Sidoqoftë, Insporti raporton se tri pikët e fituara nga ky barazim nuk i mjafton Werderit që të sigurojë në vend për garat evropiane për sezonin e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat