Kush festoi për barazimin?

Futboll

Kush festoi për barazimin?

Më: 18 maj 2019 Në ora: 19:16
Kush festoi për barazimin?

Barazimi 0:0 i duelit të mbijetesës mes Tiranës dhe Kastriotit në “Selman Stërmasi” la gjithçka të hapur sa i përket skuadrës që do të zbresë nga kategoria. Mirëpo, dy javë para fundit të kampionatit, ekipi që përfitoi më tepër nga ky rezultat është Luftëtari.

Pas fitores në tavolinë me Kamzën, gjirokastritët shkuan në kuotën e 46 pikëve dhe siguruan matematikisht qëndrimin në Kategorinë Superiore edhe për një sezon.

Edhe në rast se Luftëtari i humbet të dyja takimet e fundit, sërish nuk rrezikon, pasi distanca me Kastriotin e vendit të nëntë është 7 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat