Reagon Ronaldo pas largimit të Allegrit

Futboll

Reagon Ronaldo pas largimit të Allegrit

Më: 18 maj 2019 Në ora: 19:51
Cristiano Ronaldo

Ylli portugez i Juventusit, Cristiano Ronaldo, e ka shfrytëzuar llogarinë e tij në rrjete sociale për ta falënderuar trajnerin aktual të tij, Massimiliano Allegrin.

Juventusi e konfirmoi dje se Massimiliano Allegri nuk do ta drejtojë skuadrën e “Zonjës së Vjetër” sezonin tjetër, ndërsa sot u mbajt edhe një konferencë e përbashkët për media, mes drejtuesve të klubit dhe vetë Allegrit.

Pas këtij lajmi, Cristiano Ronaldo e ka shfrytëzuar llogarinë e tij në Twitter për t’ia dedikuar  një mesazh lamtumirës Allegrit, me të cilin punoi këtë sezon.

“Faleminderit trajner! Kemi përjetuar një vit të vetëm bashkë, por ka qenë i jashtëzakonshëm. Përveç se je një trajner i madh, je edhe një njeri i madh. Ishte një kënaqësi të punoja me ty!”, shkruan Ronaldo në llogarinë e tij në Instagram.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat