Prekazi: Kemi qenë gjatë gjithë kohës dominues - Bota Sot
Prekazi: Kemi qenë gjatë gjithë kohës dominues

Futboll

Prekazi: Kemi qenë gjatë gjithë kohës dominues

Më: 19 maj 2019 Në ora: 20:07
Arbër Prekazi

Feronikeli ka arritur të shpallet kampion pasi në ndeshjen e fundit e mposhti skuadrën rivale për titull Prishtinën.

Qendërmbrojtësi i skuadrës nga Drenasi, Arbër Prekazi u shpreh tejet i lumtur me fitoren e arritur, dhe me fitimin e titullit të kampionit.

Ai ndër tjerash potencoi se ky titull ishte shumë vështirë i arritur dhe shpreson që të mos jetë i fundit për të në futbollin kosovar.

Prekazi: Kemi qenë gjatë gjithë kohës dominues

"Ka qenë një kampionat shume i vështirë, ka qenë një kampionat ku në fillim nuk e kemi nisur mirë, megjithatë duke u zhvilluar ndeshjet, ekipi ka hyrë në formë edhe arritëm deri tek titulli kampion. Me mjaftë vështirësi, kundërshtar shumë të fortë, por megjithatë ia arritëm në fund ta gëzojmë një qytet të tërë me këtë titull kampion, me këtë titull i cili na dërgon në Ligën e Kampionëve. Është normale kemi përgatitur ndeshjen shumë pasi Prishtina është me një kapital shumë të madh. Me përgatitjet që i kemi bo Prishtina në një far mënyrë nuk arriti të na rrezikoj edhe asnjë herë të vetme edhe me shumë meritë e fituam ndeshjen", deklaroi pas ndeshjes ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...