Rama: Feronikeli me meritë u shpall kampion, ja shpërblimi për lojtarët e mi - Bota Sot
Rama: Feronikeli me meritë u shpall kampion, ja shpërblimi për lojtarët e mi

Futboll

Rama: Feronikeli me meritë u shpall kampion, ja shpërblimi për lojtarët e mi

Më: 19 maj 2019 Në ora: 20:26
Naser Rama

Feronikeli është shpallur kampion në Superligën e Kosovës për edicionin 2018/2019.

Skuadra e Zekirija Ramadanit arriti që sot ta mposht FC Prishtinën dhe ta fitojë titullin e tretë në histori.

Në ndeshjen që u zhvillua në Drenas, Feronikeli fitoi me golin e vetëm të shënuar nga Yll Hoxha.

Pas ndeshjet numri një i Niklit, Naser Rama u shpreh tejet i kënaqur me skuadrën e tij dhe në fund tregoi edhe shumën që ka rezervuar për lojtarët e tij, me rastin e fitimit të titullit kampion.

Rama: Premia janë të parapara me kontratë

"Sigurisht që jemi të kënaqur. Sukseset nuk kanë munguar te klubi, por mendoj që ekipa e ka merituar këtë. Kemi pasur një ekip super të mirë për këtë sezon, megjithëse prapë planifikojmë që do të ketë përmisime për kualifikime, por ekipin bazë e kemi veçse të kompletuar, kështu që e kemi me meritë këtë fitore. Ato janë do shifra, janë diku rreth 1 milion e gjysmë buxhet për klubin e futbollit. Premia për këtë ndeshje e kapin shifrën diku rreth 200.000 euro", u shpreh Rama pas ndeshjes.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...