Nëse Flamurtari krenohet për suksesin e arritur këtë edicion që të mbijetojë në Superligë, padyshim që meritat më të mëdha shkojnë për ‘trurin’ e kësaj skuadre, Agron Bruqin.
Mesfushori nga Deçani si askush tjetër ka arritur që t’i zhvillojë të gjitha duelet kampionale, madje edhe tri të Kupës.
Me 36 paraqitje, pa asnjë karton të kuq apo edhe ndonjë lendim, Bruqi është njëri nga më të mirët e këtij edicioni në elitën e futbollit kosovar.
Lojtari ka thënë se ndihet mirë për këtë fakt.
Për më shumë, Bruqi ka arritur t’i realizojë edhe tre gola.