Kane me super lajm për Tottenhamin para finales

Futboll

Kane me super lajm për Tottenhamin para finales

Më: 20 maj 2019 Në ora: 22:42
Harry Kane

Kapiteni i Tottenhamit, Harry Kane, do të jetë gati për finalen e Ligës së Kampionëve kundër Liverpoolit, sipas Evening Standard.

Raportohet se Kane është shëruar plotësisht nga lëndimi i pësuar në prill në ndeshjen e parë të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve, kundër Manchester Cityt.

Edhe pse në kampin e skuadrës së Londrës kishin frikë se deri në fund të sezonit do të mbeteshin pa lojtarin më të mirë, rehabilitimi i Kane kaloi më shpejt se sa parashikohej dhe është e sigurt se do të jetë në finalen më 1 qershor në Madrid.

Ai tashmë ka filluar të punojë ngadalë dhe nëse këtë javë nuk ka probleme të mëdha në stërvitje, 25-vjeçari do të udhëtojë në Spanjë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat