Antonio Conte trajner i ri Interit

Futboll

Antonio Conte trajner i ri Interit

Më: 21 maj 2019 Në ora: 12:45
Antonio Conte

Tashmë gjithçka është e konfirmuar nga e përditshmja “The Guardian” Antonio Conte do të jetë trjajneri i ri Interit.

Në rrjetet sociale prej disa muajsh tifozët e Interit po përdorin hashtagun “Spalleti Out” dhe dëshira do t’iu plotësohet shumë shpejt.

Me Champions apo pa Champions, Antonio Conte do të jetë trajneri i ri i skuadrës zikaltër duke filluar që nga java e ardhshme. Spalletti ndaj Empolit do të luajë ndeshjen e tij të fundit në pankinën e Interit dhe çfarë ndeshjeje pasi në lojë është kualifikimi në Champions League sezonin, një Champions që pretendojnë ta luajnë një pjesë e mirë lojtarëve aktualë me Conten, por jo Spalletti që ka misionin vetëm për ta arritur këtë objektiv ashtu si dhe një pjesë e futbollistëve të cilët me shumë gjasa do të largohen nga Interi në verë.

Fati i Spallettit tashmë është i shkruar ashtu si edhe e ardhmja e Interit që do të jetë me Antonio Conten në stol. Te Interi as që nuk e çojnë nëpërmend një parakalim të mundshëm nga Milani në javën e fundit, por edhe nëse kjo ndodh e vetmja gjë që do të ndryshojë do të jetë merkato, teksa nuk do të investohen shifra marramendëse, sepse përsa i përket Contes, ai ka dhënë fjalën e tij Marottës dhe sezonin e ardhshëm do të jetë timionieri i ri i Interit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat