Duket sikur të gjithë në botë dëshirojnë të kenë Daniele de Rossi, përveç klubit që e konsideron mesfushorin si legjendë.
De Rossi është i vendosur të largohet nga Roma në fund të sezonit dhe do të jetë një lojtari i lirë – pasi i skadon kontrata e tij.
Nuk ka mungesë opsionesh për 35′ vjeçarin – Boca Juniors e duan atë dhe kanë marrë hapa konkretë. Ndërsa LA Galaxy po mendon ta bashkojë atë me Zlatan Ibrahimovicin.
Ndërkaq Aurelio de Laurentiis do të ishte i lumtur që të merrte lojtarin në Napoli nën drejtimin e Carlo Ancelottit – thotë Sky Sports.
Marco Giampaolo gjithashtu do të dëshironte De Rossi në stafin e tij dhe kështu do të donte që të bashkohet me Pep Guardiola në Manchester City.