Alexnader-Arnold ëndërron Champions-in - Bota Sot
Alexnader-Arnold ëndërron Champions-in

Futboll

Alexnader-Arnold ëndërron Champions-in

Më: 21 maj 2019 Në ora: 22:00
Alexnader-Arnold

Trent Alexander-Arnold ka treguar se është një lojtar Champions-i në moshën 20 vjeç. Tifozët e Liverpool-it kanë akoma në sy mrekullitë e bëra nga ai kundër Barcelona-s në gjysmëfinalen e kthimit të luajtur në “Anfield”: ka dhënë krosimin për golin e parë të Georginio Winajldum (2-0) dhe asistin fitues direkt nga goditja e këndit për Divock Origi (4-0), që i ka dhënë mundësinë Liverpool-it të realizojë mrekullinë dhe të kualifikohet në finalen e Champions League. E dyta radhazi për klubin dhe për Alexander-Arnold!

REKORDI I PANUCCI-t – A do të arrijë ai të ngrejë trofeun në “Wanda Metropolitano” pasi të ketë thyer rekordin? Sipas “Daily Mail”, Alexander-Arnold është një hap larg historisë në të gjitha kuptimet! Nëse 20-vjeçari do të jetë titullar kundër Tottenham, ai do të bëhej lojtari më i ri që ka luajtur nga minuta e parë në dy finale radhazi.

Mbrojtësi i krahut mund të thyejë rekordin e vendosur nga ish-trajneri i Shqipërisë, Christian Panucci, i cili ka shkruar historinë me Milan-in në moshën 22 vjeç, kur ka luajtur titullar kundër Ajax-it në finalen e 1994-95 (ka luajtur nga minuta e parë edhe vitin paraardhës kundër Barcelona-s, në finalen e fituar 4-0 nga kuqezinjtë në Athinë).

RRITJA – Jurgen Klopp mund të konfirmojë tre nga katër mbrojtësit që kanë qenë në fushë në finalen e vitit të kaluar, të humbur kundër Real Madrid-it të Zidane në Kiev: përveç Alexander-Arnold, duhet të kenë shansin e dytë radhazi për t’u shpallur kampionë të Europës, si Virgil van Dijk, ashtu edhe Andy Robertson. Në krahasim me një vit më parë, i vetmi që ka humbur vendin në formacion është Dejan Lovren, i zëvendësuar nga Joel Matip.

Klopp shpreson që diferencën ta bëjë përsëri Alexander-Arnold, i cili ka pasur një rritje të jashtëzakonshme në dy sezonet e fundit. Këtë vit ka realizuar 16 asiste në të gjitha kompeticionet dhe në moshën 20 vjeç ka shansin e dytë të fitojë Champions-in e tij të parë dhe të thyejë rekordin e vendosur nga Panucci para 24 vitesh. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...