Me apo pa Champions, Dzeko drejt Interit: detajet! Plani "B", ish-juventini! - Bota Sot
Me apo pa Champions, Dzeko drejt Interit: detajet! Plani "B", ish-juventini!

Futboll

Me apo pa Champions, Dzeko drejt Interit: detajet! Plani "B", ish-juventini!

Më: 22 maj 2019 Në ora: 17:29
Edin Dzeko

Edin Dzeko është drejt skadimit të kontratës me Roma-n, duke qenë se ka firmosur deri në verën e vitit 2020 dhe, nëse futet te viti i fundit, atëherë verdhekuqtë nuk do të mund të përfitonin ekonomikisht nga shitja e boshnjakut, që këtë sezon nuk ka dhënë aq sa pritej (të paktën, duke bërë krahasimin me sezonin e shkuar).

Sulmuesi i pëlqen jashtëzakonisht shumë Beppe Marottas, që ka nisur kontaktet me kohë. Dzeko fiton 6 mln euro në sezon te Roma, që dëshiron ta ulë këtë kosto të madhe, sidomos duke parë se me shumë mundësi, sezonin tjetër nuk do të jetë në Champions League.

Kështu, pa ato 50 mln euro, do të ketë shkurtime. Ndërsa, te Interi, edhe nëse nuk arrihet Champions (mundësi shumë e vogël që të ndodhë), Dzeko është objektiv: Marotta ka gati ofertën nga 10 deri në 12 mln euro, ndërsa rroga pritet të jetë te 4 mln eurot, sipas asaj që raporton "Tuttosport".

Sakaq, plani "B" është ish-juventini, Fernando Llorente, që luan me Tottenham dhe do të jetë në finalen e Champions League, ndaj Liverpool. Kontrata e spanjollit skadon në qershor dhe mund të transferohet falas. Tottenham po tenton t'i rinovojë kontratën edhe 1 vit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...