Pescara ëndërron ngjitjen, Memushaj po përjeton rininë e dytë - Bota Sot
Pescara ëndërron ngjitjen, Memushaj po përjeton rininë e dytë

Futboll

Pescara ëndërron ngjitjen, Memushaj po përjeton rininë e dytë

Më: 23 maj 2019 Në ora: 11:38
Ledian Memushaj

Pescara ka marrë një barazim 0-0 ndaj Hellas Veronës në ndeshjen e parë gjysmëfinale të "Play-off"-it për t'u ngjitur në Seria A. Ekipi i Ledian Memushajt dhe Elhan Kastratit mori një rezultat të mirë në betejën e së mërkurës që lë gjithçka të hapur për sfidën e dytë që do të luhet në Pescara. 

Mesfushori ishte titullar dhe luajti për 90 minuta, ndërsa Kastrati qëndroi gjatë gjithë sfidës në stol. Lojtari i kombëtares tonë zhvilloi një ndeshje mjaft të mirë dhe u vlerësua me notën 6.5 nga mediet italiane. Ata e cilësuan 32-vjeçarin si një nga më të mirët në fushë. "Lëvizi në të gjithë fushën dhe i dha zemër ekipit. Trajneri kundërshtar nuk e kishte llogaritur, por ishte ndër pikat e forta të Pescarës. Djersiti shumë gjatë gjithë ndeshjes", -shkruhet në vlerësimin për të. 

Vlonjati foli vetë pas ndeshjes duke shpjeguar vështirësinë e takimit. "E dinim se do të ishte një ndeshje e vështirë. Hellas Verona luan mirë në shtëpi. Ndeshja e kthimit do të jetë dhe më e vështirë. Ne duhet të shprehim të gjithë potencialin tonë. Duhet të përgatitemi më mirë dhe në stadiumin tonë do të bëjmë diçka më mirë. E rëndësishme është që dolëm me rezultat pozitiv nga Verona". 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...