Serbi paralajmron Kosovën

Futboll

Serbi paralajmron Kosovën

Më: 23 maj 2019 Në ora: 14:55
Ljubisa Tumbakovic

Lubisha Tumbakoviq thotë se malazezët në muajin qershor i presin dy ndeshje mjaft të rëndësishme, ndaj Kosovës dhe Republikës Çeke. Trajneri i Malit të Zi kërkon rezultate pozitive në këto dy ndeshje

Trajneri i Malit të Zi, Lubisha Tumbakoviq e ka publikuar të enjten listën e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet e qershorit, me Kosovën dhe Republikën Çeke,.

Ndërkohë, ai ka folur edhe për duelin me “Dardanët”, të cilin e konsideron si mjaft të rëndësishëm, njëjtë si atë me çekët.

“Të gjitha ndeshjet që vijnë i kanë disa prej pikave dhe synimeve të tyre. Kështu ka ndodhur edhe në të kaluarën, edhe pse do të ishte më mirë sikur ta fitonim lojën me Bullgarinë. Sidoqoftë, kjo nuk ndodhi dhe tash nuk e kemi luksin të humbim pikë”, theksoi fillimisht trajneri i Malit të Zi.

“Në qershor na presin dy ndeshje mjaft të rëndësishme, së pari me Kosovën në shtëpi e më pas në udhëtim me Republikën Çeke. Do të mundohemi që për këto ndeshje ta përgatisim ekipin në mënyrën më të mirë të mundshme dhe të zbresin në fushë ata që janë në formën më të mirë, për të dalë sa më mirë në këto dy ndeshje”, përfundoi Tumbakovic.

Ndeshja ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës, e vlefshme për kualifikimet e Euro 2020, do të zhvillohet në stadiumin e Podgoricës pa praninë e shikuesve më 7 qershor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat