Është caktuar gjyqtari i finales së kupës në futboll, ku Feronikeli do të luaj ndaj Trepçës’89.
Është gjyqtari Genc Nuza, të cilët i është besuar finalja e Digitalb Kupës së Kosovës në futboll që do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë nga ora 20:45.
Ndihmës të tij priten të jetë, Fatlum Berisha e Bujar Selimaj ndërsa gjyqtar i katërt Befasor Kasumi.
Nuza me plotë sukses e mbylli edhe ndeshjen “finale” që përcaktojë titullin e kampionit ndërmjet Feronikelit e Prishtinës.
Kjo edhe ka bërë që Komisioni për delegimin e gjyqtarëve t’ia besojë edhe këtë ndeshje Nuzës i cili tashmë njihet si gjyqtarë me përmasa ndërkombëtare.
Për Genc Nuzën kjo është finalja e tretë që gjykon, ai më herët kishte ndarë drejtësinë ne finalen Feronikeli – Hajvalia dhe Llapi – Besa.