I grabitën më dhunë të ëmën

Futboll

I grabitën më dhunë të ëmën

Më: 23 maj 2019 Në ora: 18:10
I grabitën më dhunë të ëmën

Vetëm një muaj pasi i kthyen automjetin e vjedhur, familja Zaniolo u bë sërish viktimë e grabitjes. Këtë herë ishte vërtet një grabitje me dhunë. Francesca Costas, të ëmës së futbollistit të talentuar verdhekuq, Nicolo Zaniolo, e bërë e njohur në rrjetet sociale, iu morën disa gjëra me vlerë që kishte me vete.

Dy persona në një skuter, e ndaluan në rrugë dhe nën kërcënim e kanë detyruar t’u dorëzojë çantën, orën roleks si dhe çelësat e BMW-së së saj (iu vodh edhe muajin e kaluar).

Pas denoncimit te karabinierët, Nicolo dha një mesazh edhe në rrjetet sociale:

“Mami për herë të dytë falënderon ata që i vodhën atë që nuk u përket. Është shumë e thjeshtë të shohësh një femër të vetme dhe ta kërcënosh e për rrjedhojë t’i marrësh gjërat e saj… pastaj, mos u qani”.

Ndoshta me fjalinë e fundit talenti i futbollit italian ka dashur të japë një mesazh lamtumire. Ai është objektiv i Juventusit dhe Tottenhamit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat