Çitaku: Të vetmen përparësi në finale e kemi aspektin psikologjik

Futboll

Çitaku: Të vetmen përparësi në finale e kemi aspektin psikologjik

Nga: Kemajl Goca Më: 23 maj 2019 Në ora: 19:05
Çitaku: Të vetmen përparësi në finale e kemi aspektin psikologjik

Gjithçka është gati për finalen e Digitalb Kupës së Kosovës në futboll! Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, nesër në orët e vona, 20.45, përballen Trepça ’89 nga Mitrovica dhe kampioni i ri Feronikeli nga Drenasi. Feronikeli pretendon trofeun e radhës pas titullit të kampionit, kurse mitrovicasit Kupën e cila do t’i shpie në garat e Europa League.  Finalen do ta referojë Genc Nuza. Kryetrajneri i Trepçës ’89, Veton Çitaku, shprehet optimist para finales së madhe.

“Gjatë gjithë vitit KF Trepça ‘89 ka pas objektiv Kupën e Kosovës, besoj shumë në futbollistë dhe jemi përgatitur maksimalisht, motivi është në anë tonë. Jemi të vetëdijshëm që kemi një kundërshtar me kualitete të larta të futbollistëve, si individualisht ashtu edhe grupor të ‘Niklit’. ‘Nikili’ është skuadra më e mirë në Kosovë,  tregon fakti se Feronikeli para pak ditësh u shpall kampion dhe është finalist i Kupës së Kosovës, kjo nuk do koment.

Të vetmen përparësi në këtë ndeshje finale e kemi aspektin psikologjik sepse Feronikeli veç ka siguruar daljen në arenën ndërkombëtare, kurse ne jemi shumë të motivuar për të arritur objektivin tonë, UEFA Kup-ën”, thotë Çitaku për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat