Fazliu: Kupa është e rëndësishme për ne 

Futboll

Fazliu: Kupa është e rëndësishme për ne 

Nga: Kemajl Goca Më: 23 maj 2019 Në ora: 19:11
Fazliu: Kupa është e rëndësishme për ne 

Sulmuesi i Feronikelit, Astrit Fazliu, tha se janë të përgatitur mirë dhe pretendojnë pas titullit të kampionit edhe trofeun tjetër, Kupën e Kosovës. Futbollisti beson e shpreson se do ta mposhtin Trepçën ’89, në finalen që luhet nesër (20.45) në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
“E rëndësishme ka qenë titulli, të cilën edhe e arritëm në xhiron e fundit në duel me Prishtinën. Kupa është e rëndësishme për ne, në të cilën kemi arritur me shumë vështirësi në finale, pasi që kemi pasur ndeshje shumë të vështira. Prandaj, do të futemi në finale për fitore dhe për të arritur edhe kurorën e radhës, pra t’i marrim dy tituj”, tha Fazliu.

Futbollisti mendon se kanë edhe përparësinë psikologjike: “Mendoj se edhe psikologjikisht jemi më mirë të përgatitur, kur dihet se Trepça ‘89 pas një jave luan në barazh, kështu edhe loja jona na favorizon. Kemi aksione më të rrjedhshme dhe kjo është si përparësi e jona. Gjithmonë premtojmë angazhim, punë maksimale, seriozitet dhe rezultate të mira. Atmosfera është shumë mirë dhe jemi të kompletuar”, thotë Fazliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat