Dy grabitje në një muaj ndaj të ëmës, Zaniolo shpërthen: Mos u ankoni pastaj...

Futboll

Dy grabitje në një muaj ndaj të ëmës, Zaniolo shpërthen: Mos u ankoni pastaj...

Më: 23 maj 2019 Në ora: 19:35
Francesca Costa, Nicolò Zaniolo

Francesca Costa, mamaja e talentit të Romës Nicolò Zaniolo, ka rënë pre e një grabitjeje në zonën rezidenciale Eur në Romë, ku dy persona me motor dhe me fytyrë të mbuluar e ndalën dhe i morën çantën.

Francesca, e cila është bërë e famshme muajt e fundit falë aktivitetit në rrjetet sociale, ka sqaruar në polici se dy grabitësit ishin italianë. Është hera e dytë brenda pak javësh që mamasë së Zaniolos i ndodh diçka e tillë, sepse në prill i vodhën makinën. 

Për këtë arsye, sot Nicolò ka shkruar një mesazh në Instagram, ku në një farë mënyre paralajmëron ndonjë zhvillim madhor, duke qenë se ka kohë që flitet për largim nga Roma, për shkak të ofertave shumë të rëndësishme.

"Mamaja ime falënderon për herë të dytë ata që vodhën diçka që nuk u përket. Tepër e lehtë të shohësh një femër vetëm, ta kërcënosh me më pas t'i rrëmbesh gjërat e saj... Më pas mos u ankoni...".

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat