Kompany shumë bindës, ja sa kohë iu desh atij ta fitonte punën tek Anderlecht

Futboll

Kompany shumë bindës, ja sa kohë iu desh atij ta fitonte punën tek Anderlecht

Më: 23 maj 2019 Në ora: 23:13
Kompany

Ish kapiteni i Manchester City, javën e kaluar ka njoftuar për punën dhe skuadrën e tij të ardhshme.

Pak orë pasi kishte bërë të ditur se do të largohet nga Manchester City, qendër mbrojtësi belg kishte bërë të ditur se aventura e tij do të jetë tek Anderlecht.

Tek skuadra e madhe belge, Kompany do të ketë rrolin e trajnerin por njëkohësisht edhe të lojtarit.

Por, interesant është fakti se për sa kohë e kishte fituar ai këtë punë, gjë të cilën e ka zbuluar drejtori sportiv i Anderlecht.

“Ne ishim tek Man City dhe patëm një takim me Kompnay, për gjashtë orë” ka thënë Arnesen për ‘Sky Sports News’.

“Isha i mrekulluar dhe kur shkuam në shtëpi pas takimit, unë u pajtova plotësisht” ka shtuar tutje ai.

“Vincent, si lojtar, nuk do të na jap një hap para, por ndoshta tre apo katër hapa. Ne nuk kemi liderë” ka shtuar ndër të tjerash Arnesen.

Ish kapiteni i Manchester City ka nënshkruar një kontratë tri vjeçare me belgët, ku pritet të jap një kontribut të madh në të dy postet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat