Roma rrëmben zbuluesin e madh të Belotti, Immobile e D’Ambrosio

Futboll

Roma rrëmben zbuluesin e madh të Belotti, Immobile e D’Ambrosio

Më: 24 maj 2019 Në ora: 07:41
Gianluca Petrachi

Gianluca Petrachi largohet nga Torino pas 9 vitesh si drejtor sportiv, për të vijuar karrierën tek Roma, aty ku do zërë vendin e Monchi, i cili u largua për tek Sevilla.

Petrachi është ndër drejtorët sportiv më të suksesshëm në Itali. Ai u vu në krye të klubit torinez në vitet më të errëta. Skuadra luante në Serie B dhe në një vit drejtori sportiv arriti të sjellë të ardhura, për të vijuar edhe një sezon në Kategorinë e Dytë të Italisë.

Më pas për vite me radhë Torino luan në Serie A dhe konkurron fort me ekipet mesatare të futbollit elitar në Itali. Në dirigjencën e Petrachi në klub erdhën lojtarë që patën sukses, teksa skuadra pati ecuri pozitive dhe rezultate të kënaqshme, duke u kualifikuar edhe në Europa League.

E filloi në janar të vitit 2010 kur mori Danilo D’Ambrosio, i cili pas katër vitesh u shit tek Inter. E vijoi me Kamil Glik, Matteo Darmian (u shit tek Man. United), Nikola Maksimovic (u shit tek Napoli), Ciro Immobbile (u shit tek Dortmund), Alessio Cerci (u shit tek Atletico Madrid), Bruno Peres (u shit me 10 mln euro përfitim tek Roma), Davide Zappacosta (us hit 25 mln euro tek Chelsea), Andrea Belotti, Salvatore Sirigu, Nicolas Bkoulou (u ble 2 mln, tani vlen 10 mln euro), Armando Izzo (u ble për 10 mln euro, i pazëvendësueshëm).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat