Kapiteni i Ajaxit është kthyer në njërin prej mbrojtësve më të kërkuar në kontinent. Të gjithë e duan mbrojtësin holandez Matthijs de Ligt.
Kapiteni i Ajaxit i ka mahnitur të gjithë me paraqitjet e tij, edhe pse ende nuk i ka mbushur 20 vjeç. Holandezi së fundmi ka një ofertë nga gjiganti anglez, Manchester United.
“Djajtë e Kuq”, i ofrojnë atij një pagë prej 250 mijë eurosh në javë, që i bie afro 14 milionë në vit. Barcelona nuk është në gjendje ta bëjë një ofertë të tillë, pas cilësohet shumë e lartë. Përveç kësaj, edhe Ajaxi kërkon një shifër të madhe për ta lënë të lirë qendërmbrojtësin.
Por përveç këtyre dy ekipeve tani në garë është futur edhe Manchester City, që e sheh De Ligtin si zëvendësuesin ideal për Vincent Kompany.
Një gjë është e sigurt, De Ligt do të largohet nga Ajaxi, po cili do të jetë klubi i tij i ardhshëm, këtë mbetet ta mësojmë në javët në vijim.