Angli-Kosovë: Zbulohet data kur dalin në shitje biletat

Futboll

Angli-Kosovë: Zbulohet data kur dalin në shitje biletat

Më: 24 maj 2019 Në ora: 18:24
Foto ilustrim

Federata Angleze e Futbollit njoftoi së fundmi se të gjitha biletat për ndeshjen kundër Kosovës janë shitur.

Sigurisht, bëhet fjalë vetëm për pjesën e biletave të rezervuara për fansat anglezë.

Pesë përqind e ulëseve të stadiumit u takojnë fansave të kosovarë, derisa ende nuk është bërë e ditur kur do të dalin në shitje ato.

Sipas “Olle”, biletat për përballjen me Anglinë do të dalin në shitje nga 15 qershori.

Interesimi për këto bileta nga kosovarët që jetojnë dhe veprojnë në Angli dhe jo vetëm është shumë i madh.

Kujtojmë se “Dardanët” ndeshen me Anglinë më 10 shtator të këtij viti në stadiumin e Southamptonit, në përballjen e cila vlen për kualifikimet e Kampionatit Evropian “Euro 2020”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat