Ajaxi rrëmbeu gjithë vëmendjen këtë sezon me paraqitje brilante në Champions League dhe Eredivise, derisa arriti deri në gjysmëfinale të kompeticionit më prestigjioz evropian.
Holandezët ishin vetëm disa sekonda larg finales së Madridit, por një gol i Tottenhamit krejt në fund ia shembi ëndrrat skuadrës sensacionale.
Pavarësisht kësaj, ka qenë një sezon i jashtëzakonshëm në “Amsterdam Arena.”
Ata u ngritën në mënyrë fantastike si skuadër dhe ndriquan zemrat e futbolldashësve anëekënd botës.
Tani, klubi e ka nderuar këtë grup lojtarësh me një video tribut të bukur të quajtur “Klasa e Vitit 2019”.