Feronikeli fiton Kupën e Kosovës

Futboll

Feronikeli fiton Kupën e Kosovës

Nga: Kemajl Goca Më: 24 maj 2019 Në ora: 22:41
Pamje nga ndeshja

Klubi i futbollit Feronikeli nga Drenasi fiton Kupën e Kosovës. “Nikli” dëshmoi lojë shumë më të mirë dhe me lehtësi e mposhti me rezultat bindës 5:1 Trepçën ‘89 nga Mitrovica, në ndeshjen finale që është luajtur në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në një atmosferë të mirë sportive (mbi 3000 shikues).

Mitrovicasit nuk arritën ta shpëtojnë edicionin të paktën me një trofe, të cilët nuk i bënë ballë skuadrës së disponuar nga Drenasi. Për Feronikelin është trofeu i dytë pas titullit të kampionit apo kurora e dyfishtë. Lojë e madhe e “Niklit” në krye me sulmuesit Astrit Fazliun e Kastriot Rexhën! Në minutën e 16-të Feronikeli avancoi me supergolin e Astrit Fazliut, ky ishte edhe një konfirmim për fitore bindëse. Pas 10 minutave (26’) ‘Nikli” shton epërsinë 2:0, duke iu falënderuar golit të Mendurim Hotit, që në fakt edhe shfrytëzoi mos reagimin si duhet të portierit Beqiri. Në pjesën e dytë pritej lojë më e mirë nga Trepça ‘89, por nuk i shkoi asgjë ndoresh.

Futbollistët e Feronikelit zbatuan me përpikëri detyrat e kryetrajnerit Zekirija Ramadanit dhe si rrjedhojë e kësaj edhe mbizotëruan në fushë. Në minutën e 65-të, Albutrint Morina me zgjuarësin e tij, shfrytëzoi edhe një gabim të mitrovicasve dhe shënon për 3:0. Sulmuesi më i mirë në vendin tonë, Kastriot Rexha, për mrekulli shfrytëzoi hutinë e mitrovicasve dhe realizon për 4:0 në minutën e 70-të. Megjithatë në minutën e 73-të, Ardian Mujaj ngushtoi rezultatin në 4:1. Në fund të takimit (90’) Kastriot Rexha nga rreth 14 metra shënon golin e dytë të tij dhe të fitores së thellë me rezultat 5:1. Kryetrajneri i Trepçës ’89, Veton Çitaku, nuk kishte asnjë formulë që ta ndal rivalin jashtëzakonisht të mirë!

Ky është sukses i madh për “Niklin”, për faktin se rrëmbyen të gjitha trofetë në vendin tonë dhe tani duhet të mendojnëqë të përgatiten për ndeshjet parakualifikuese për Champions League, ndërsa në anën tjetër Trepçën ‘89 e pret edhe një sprovë shumë e vështirë, për të siguruar mbijetesën në elitën e futbollit. Mitrovicasit duhet të mendojnë për ndeshjen e barazhit, e cila është një lojë apo si finale dhe gabimi qoftë më i vogël mund ta largojë në rangun më të ultë. Në anën tjetër, medalja më e mirë e kësaj finale ështëqë i heshtën të gjitha ata që mendonin se kjo ndeshja është e kurdisur dhe do të fitojëTrepça ‘89, por fatmirësisht kështu nuk ndodhi, duke mbyllur të gjitha spekulimet.

Trepça “89 mendon për mbijetesë

Trepçën ‘89 e pret edhe një sprovë shumë e vështirë, për të siguruar mbijetesën në elitën e futbollit. Mitrovicasit duhet të mendojnë për ndeshjen e barazhit, e cila është një lojë apo si finale dhe gabimi qoftë më i vogël mund ta largojë në rangun më të ultë.

***

Finalja e madhe e DigitAlb Kupës ndërmjet Trepçës ’89 dhe Feronikelit do të japë fituesin e ri të këtij trofeu.

Tashmë gjithçka është gati për këtë ballafaqim që ka ngjallur interesimin e tri skuadrave.

Për fitoren e Feronikelit do të bëjë tifo edhe Prishtina që në këtë rast do të dalte në Evropë si nënakmpion.

Ndërkohë, 89-shi me fitore eventuale do ta festonte edhe pjesëmarrjen në Ligën e Evropës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat