Messi fiton Këpucën e Artë për herë të tretë radhazi - Bota Sot
Messi fiton Këpucën e Artë për herë të tretë radhazi

Futboll

Messi fiton Këpucën e Artë për herë të tretë radhazi

Më: 25 maj 2019 Në ora: 10:39
Lionel Messi

Lionel Messi është bërë futbollisti i parë që e fiton Këpucën e Artë të Europës për të tretin sezon rresht.

Sulmuesi i Barcelonës e mbylli kampionatin me 36 gola, shifër që mund të arrihej vetëm nga Kylian Mbappe, por ylli i PSG-së shënoi vetëm një gol të premten në mbrëmje në Reims, në një kohë që i duheshin 4 gola.

Në këtë mënyrë, Messi e fiton Këpucën e Artë për të gjashtën herë në karrierë, rekord absolut në historinë e futbollit, ndërkohë që edhe vjet, kur e fitoi për herë të pestë, Messi u bë i pari futbollist që e arrinte diçka të tillë, duke kaluar Cristiano Ronaldon.

Më parë vetëm Ally McCoist i Rangers, Thierry Henry i Arsenalit dhe Cristiano Ronaldo i Realit e kanë fituar në dy sezone rresht Këpucën e Artë.

Messi ka shënuar 50 gola në të gjitha kompeticionet dhe sot në finalen e Copa del Rey kundër Sevillas do të mundohet ta rritë këtë shifër.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...